Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe anglezët kaluan në epërsi që në minutën e 12-të. Pas një faulli të Luka Modriçit në zonë, Anglia fitoi penallti.
Goditja e tij e parë u prit nga Dominik Livakoviqi, por pas ndërhyrjes së VAR-it penalltia u përsërit dhe sulmuesi anglez nuk gaboi në tentativën e dytë për 1-0.
Kroacia reagoi në minutën e 36-të falë talentit Martin Baturina, i cili realizoi një gol të bukur për barazimin 1-1.
Megjithatë, Anglia riktheu avantazhin gjashtë minuta më vonë, kur Kane shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Declan Rice për 2-1.
Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me epërsinë minimale të anglezëve, Kroacia goditi sërish. Ivan Perisic për Petar Musan, i cili në minutën e 45+5 shënoi për 2-2 dhe riktheu gjithçka në baraspeshë.
Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Jude Bellingham realizoi një aksion individual fantastik dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë për 3-2.




