Politikë

“Mos sulmoni Trump me Zvërnecin”, Rama: Demokratët e SHBA nuk mund të hakmerren përmes Tiranës

A24News
A24News
02.10.2026 · 1 min read
“Mos sulmoni Trump me Zvërnecin”, Rama: Demokratët e SHBA nuk mund të hakmerren përmes Tiranës

“Është hija e gjatë e Donald Trumpit që ka sjellë këtu të gjitha mediat e botës dhe të gjithë të majtën. U thashë miqve të mi demokratë në Amerikë. Nëse nuk mund ta mundni Trumpin në Amerikë, mos ejani në Shqipëri për t’u hakmarrë”, tha Rama.

Në përmasat botërore që ka marrë projekti i dhendrit të Trump, Rama është treguar gjithashtu i qartë pas kësaj, se kush janë armiqtë dhe miqtë e shqipërisë.

“Po, Rusia është një kërcënim real. Por Kina nuk ka një agjendë perandorake – ajo është thjesht një realitet me të cilin të gjithë duhet të përballen. Nga Turqia nuk vjen asnjë rrezik për Ballkanin Perëndimor. Unë shoh vetëm një ndërhyrje vëllazërore për stabilitet dhe paqe”, u shpreh ai.

Por edhe brenda BE, Rama i ka të qartë ndarjen e miqve nga partnerët.

“Italia nuk është vetëm një partner veçanërisht i afërt, ajo është alter egoja jonë europiane.Por të tjerëve u themi jo, sepse vetëm qendrat në vendet e treta nuk janë zgjidhja”, theksoi kryeministri Rama.

Megjithatë, Shqipëria është e dënuar të ndjekë rrugëtimin europian, duke nisur që nga Zvërneci. Madje për anëtarësimin në BE, Rama është i gatshëm të bëjë edhe një sakrificë.

“Në çdo rast, unë do të angazhohesha për heqjen e së drejtës së vetos. Nëse Europa duhet të konkurrojë me Kinën, SHBA-në dhe Indinë, është absurde që një anëtar i vetëm të mund të bllokojë gjithçka”, shtoi ai.

Ndersa i pyetur për drejtësinë e re, Rama u tha në mënyrë diplomatike se ka rezervat edhe në rastet kur goditet qeveria e tij, por reforma nuk ka kthim pas.

“Pjesërisht është e dhimbshme. Sipas mendimit tim, jo të gjitha procedurat përputhen me standardet europiane. Por kjo është pjesë e një procesi të ashpër dhe të pashmangshëm”, tha Rama.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories