Këngëtarja dhe aktorja 34-vjeçare tregoi në një postim në Instagram se së fundmi ka hequr dorë nga nikotina, duke pranuar se lënia e saj është e vështirë.
Gomez u bëri thirrje të tjerëve të shmangin cigaret elektronike, duke theksuar se, sipas përvojës së saj, ato nuk ia vlejnë, shkruan BBC.
Ajo u shpreh gjithashtu e lumtur që e ka ndërprerë përdorimin dhe shpreson të vazhdojë kështu. Më herët, artistja kishte folur edhe për ndryshimet në zërin e saj, duke përmendur se ndonjëherë i fryhet fyti nga brenda. Gomez, e cila vuan nga lupusi, kishte sugjeruar se kjo gjendje mund të ndikonte te kordat e saj vokale. Ndërkohë, zëri i saj është thelluar edhe me kalimin e moshës.




