Aktualitet

SPAK sekuestron hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

A24News
A24News
16.06.2026 · 1 min read
SPAK sekuestron hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Zig Zag është një nga hotelet me 5 yje, i cili ka një strukturë akomoduese me 200 dhoma dhe është ndërtuar në faqen e kodrës në zonën e Jalës, raporton Zëri.

Hotele e vila luksoze në vijën bregdetare shqiptare, në qytete si Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Dhërmie Sarandë por jo vetëm, janë mes pasurive të sekuestrua grupit kriminal të goditur nga SPAK.

Bëhet fjalë për 491 pasuri me vlerë 150 mln euro.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi dyshohet se drejtohej nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, ndërsa në krye të skemës së pastrimit të parave qëndron Isa Aliu. Masë arrest me burg është lëshuar edhe për Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Armando Pacani, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu dhe Shpëtim Aliu

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories