Bota

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

A24News
A24News
30.06.2026 · 1 min read
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Autoritetet italiane kanë vendosur alarmin e kuq, nivelin më të lartë të rrezikut, në 25 qytete të mëdha të vendit. Sipas parashikimeve, situata pritet të mbetet e pandryshuar edhe gjatë ditës së nesërme.

Megjithatë, meteorologët parashikojnë një ndryshim të motit duke filluar nga pasditja e së mërkurës, kur në shumë zona të Italisë veriore priten reshje të dendura shiu, të shoqëruara në disa raste edhe me breshër. Të enjten, moti i paqëndrueshëm pritet të shtrihet edhe në zonat qendrore të vendit.

Për të mbrojtur qytetarët dhe turistët nga temperaturat e larta, shumë bashki italiane kanë vendosur të hapin falas muzetë deri në përfundim të valës së të nxehtit.

Së bashku me palestrat dhe qendrat kulturore, ato po përdoren si “strehë klimatike”, ku njerëzit mund të gjejnë ambiente të freskëta gjatë orëve me temperatura më të larta.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories