Në mbrëmjen festive morën pjesë ish-konkurrentët, opinionistët dhe dhjetëra anëtarë të ekipit që kontribuuan gjatë muajve të transmetimit të spektaklit. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori mungesa e dy emrave kryesorë të projektit.
Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj nuk u panë në asnjë moment të festës, duke surprizuar të pranishmit që prisnin pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje përmbyllëse. Sipas personave që ndodheshin në aktivitet, mungesa e çiftit ka qenë e papritur dhe ka ngjallur menjëherë komente mes të ftuarve, duke lënë vend për interpretime dhe pikëpyetje të shumta.




