Gjatë intervistës, ajo u ndal te bashkëpunimi i saj i parë muzikor me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku, me të cilin dikur ishte edhe në një lidhje. Egli u shpreh se ai projekt zë një vend të veçantë në karrierën e saj dhe se do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje.
“Do flisja përgjithmonë me shumë mirënjohje dhe kënaqësi për këtë material muzikor, pasi ka qenë materiali i parë”,-tha ajo.
Artistja shtoi se në muzikë jo çdo projekt arrin të prekë publikun në masën e dëshiruar.




