Në studio ndodheshin edhe Brikena Selmani dhe Mateo Borri, çifti për të cilin prej ditësh po qarkullojnë aludime se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Gjatë një bisede në emision, mes Jozit dhe Brikenës u zhvillua një shkëmbim batutash që u interpretua nga ndjekësit si një flirt i lehtë.
“Na kanë shkruajtur shumë goca që kanë dashur të të pyesin: A është Jozi single?”, iu drejtua Brikena këngëtarit.
“Single jam për momentin. Po ti?”, iu përgjigj Jozi me buzëqeshje.
“Mesa di unë, i bëj unë pyetjet”, tha Brikena duke qeshur.
“Kur është ai mysafiri pak më ndryshe, duhet edhe ti të përgjigjesh. He ti, ti?”, ia ktheu Jozi.




