Gjatë bisedës në studio, Ina ka treguar se ku ndan vijën e kuqe kur bëhet fjalë për kompromiset në një marrëdhënie dashurie. Ajo u shpreh prerazi se nuk do të pranonte kurrë një partner që tenton t'i ndryshojë identitetin ose t'i vendosë barriera lirie.
"Nuk do më pëlqente një mashkull që, në thelb, ka kufizimin e lirisë, të të ndryshuarit si personazh," tha ajo.
Gati për kompromise, por jo për të humbur veten
Edhe pse u shpreh e prerë kundër kontrollit, Ina tregoi se është mjaft tolerante dhe e hapur për dialog kur bëhet fjalë për mbarëvajtjen e përditshme të një lidhjeje:
Ajo u shpreh se është e gatshme të negociojë dhe të ndryshojë gjëra të vogla për hir të marrëdhënies, për partnerin dhe për veten e saj.




