Showbiz

Luiz Ejlli përlot ndjekësit me dedikimin për vajzën e tij: "Ajo do të më kujtojë si baba"

A24News
A24News
27.06.2026 · 1 min read
Luiz Ejlli përlot ndjekësit me dedikimin për vajzën e tij: "Ajo do të më kujtojë si baba"

Në këtë foto, Luizi shfaqet buzë detit duke mbajtur mbi supe vajzën e tij të vogël, Luna, e cila dhuron një buzëqeshje mjaft të çiltër. Përtej imazhit të bukur familjar, vëmendjen e madhe të ndjekësve e ka marrë dedikimi i tij prekës krahas fotos:

"Bota mund të më mbajë mend me emër, ajo do të më kujtojë si baba."

Postimi ka grumbulluar menjëherë dhjetëra mijëra pëlqime dhe qindra komente pozitive nga fansat. Ndër të parët që ka pëlqyer këtë moment të ngrohtë prindëror është edhe bashkëshortja e tij, Kiara Tito, duke treguar mbështetjen dhe dashurinë për dyshen. Komentuesit nuk kanë kursyer fjalët më të mira për këtë raport të veçantë babë e bijë, duke e cilësuar Luizin si një prind mjaft të përkushtuar.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories