Showbiz

Luizi takohet me yllin e njohur turk, paralajmëron ‘projektin’ me të

A24News
A24News
22.06.2026 · 1 min read
Luizi takohet me yllin e njohur turk, paralajmëron ‘projektin’ me të

Gjatë pushimeve të tij, Luizi ka pasur një takim të papritur me një prej aktorëve më ikonikë të kinematografisë turke, Kenan İmirzalıoğlu. Aktori është jashtëzakonisht i famshëm dhe i dashur për publikun shqiptar, veçanërisht për rolin e tij legjendar si “Ezel” në serialin me të njëjtin emër që gozhdoi shikuesit para ekranit vite më parë.

Siç shihet në imazhin e publikuar në Instastory, dyshja shfaqen krah për krah, të buzëqeshur dhe duke shijuar atmosferën e pushimeve. Luizi, i njohur për humorin dhe batutat e tij të këndshme, nuk ka humbur rastin t’i shoqërojë pamjet me një shkrim epik: “Ezel 2. Së shpejti”, të shoqëruar me një emoji që shkel syrin.

A24News
A24News

The A24News editorial desk.

Comments (0)

  • Be the first to comment.

Related Stories