Në një bisedë prej më shumë se 48 minutash, lideri i OTR ka folur për fëmijërinë dhe vitet e para si emigrant në Britaninë e Madhe, krijimin e grupit OTR, rrugëtimin në hip-hop, bashkëpunimet ndërkombëtare, si dhe projektet e reja muzikore e kinematografike.
Nga erdhi emri “Noizy” dhe si u krijua OTR?
Noizy tregoi se emri artistik i tij ka lindur në Londër, ku një mësues e quante “noisy”, për shkak të natyrës së tij energjike dhe jokonformiste. Në atë kohë, për shkak se nuk e njihte mirë gjuhën angleze, ai e shkroi fjalën me “Z”, duke krijuar emrin që do ta shoqëronte gjatë gjithë karrierës.
Ai foli gjithashtu për krijimin e OTR, që sipas tij nisi kur ishte vetëm 14-15 vjeç. Grupi u konceptua si një formë mbështetjeje dhe vetëmbrojtjeje për fëmijët emigrantë që përballeshin me racizëm dhe bullizëm në rrugët e Londrës.
“Icon International”, projekti i ri muzikor
Gjatë intervistës, Noizy konfirmoi se po punon për albumin e ri, “Icon International”, i cili pritet të sjellë bashkëpunime me artistë të njohur nga Gjermania, Italia dhe Greqia.
Reperi foli edhe për marrëdhëniet e tij me disa prej emrave të njohur të skenës gjermane, mes tyre Azet, Loredana dhe RAF Camora. Ai zbuloi se ka përfunduar një bashkëpunim të ri me Azet dhe Dardan, i cili pritet të publikohet së shpejti.
Noizy për Dua Lipën: “Madona e ditëve të sotme”




