Një vendim i papritur ky, por i marrë vetëm pas protestave të regjistruara në vend ku qytetarë të shumtë janë duke "hedhur baltë" mbi uniformat blu lidhur me mënyrën se si ata janë duke i menaxhuar përplasjet me protestuesit.
Përmes një postimi në "Instagram" Zebërvoki thekson se do të dorëzojë dorëheqjen gjatë ditëve të vijim, duke sqaruar më tej se ky vendim i marrë prej tij nuk lidhet me pakënaqësitë ndaj profesionit apo kolegëve, por me mënyrën se si sipas tij perceptohet dhe trajtohet puna e policisë nga qytetarët.
Ai shprehet se është ndjerë i demoralizuar nga përgjithësimet që i bëhen uniformës blu, duke theksuar se shpesh anashkalohet puna e përditshme e efektivëve dhe vështirësitë me të cilat ata përballen në terren.




